Kurti mbledh sot ministrat

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Burime të gazetës brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se mbledhja e ekzekutivit do të fillojë në orën 16:00.

Deri më tani nuk dihet cilat do të jenë pikat e rendit të ditës së mbledhjes së Qeverisë.

Ndryshe, Qeveria Kurti mbledhjen e fundit e ka mbajtur të dielën që lamë pas, ku ka miratuar masat e reja anti-Covid dhe disa vendime tjera.