Kryeministri

Kurti: Kujdesi ndaj të gjithëve është detyrim moral, e sidomos ndaj të moshuarve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka treguar se sot gjatë ditës kë nisur zbatimi i programit “Sport në Shkolla”, në Podujevë dhe është vendosur gurthemeli i Qendrës Rezidenciale për të moshuar.

“Ajo përmban një sipërfaqe prej rreth 2700 metrash katrorë e ku do ta ketë edhe bujtinën, edhe parkun, edhe fizioterapinë por edhe kujdesin primar shëndetësor, një projekt i përbashkët ku është e përfshirë edhe Komuna”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, kujdesi ndaj të gjitha moshave është detyrim moral, e sidomos për të moshuarit, për kontributin e tyre të madh për Kosovën dhe për pleqëri të dinjitetshme.

“Falënderoj veprimtarin e shquar social Halil Kastratin, dhe Kryetarin e Komunës së Therandës, Bali Muharremi, bacën Kadri Balaj, komandant Remin dhe deputeten Floretë Zejnullahu e deputetin Vendenis Lahu, që u bënë pjesë bashkë me të gjithë punëtorët, në përurimin e punimeve për këtë Qendër Rezidenciale për të moshuar”, ka shtuar ai.

“E meqë gjysmën e parë të ditës sot e kalova në Podujevë, falënderoj veçanërisht Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi për shoqërimin e mikpritjen, si në qytet ashtu edhe në zyrë, e ku pata mundësinë që të njoftohem me punën dhe rezultatet e qeverisjes së profesor Bulliqit”, është shprehur kryeministri Albin Kurti.

VIDEO BONUS: Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës për të moshuar në Podujevë