Albin Kurti lajmërohet pas takimeve në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka përfunduar vizitat në Bruksel, ku ishte së bashku me zëvendësministrin Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kurti ka treguar aktivitetet që i pati atje.

Tutje tha se ai theksoi rëndësinë e historisë në politikë, të barazisë në dialog, të reformave në qeverisje dhe të BE-së si vlerë.

“Ditën e dytë të vizitës në Bruksel bashkë me zëvendësit e mi z. Bislimi dhe znj. Gërvalla e nisëm në selinë e Aleancës Veri-Atlantike ku na priti Sekretari i Përgjithshëm i saj z. Jens Stoltenberg me bashkëpunëtorët e tij. Më pas u rikthyem në Komisionin Evropian për tri takime të ndara: me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë z. Josep Borrell me të cilin pata edhe një drekë pune dhe konferencë të përbashkët për medie, për të vazhduar me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Olivér Várhelyi, dhe, Presidenten e Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen.     

Në fund bëra një prezantim dhe debat para Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET) të udhëhequr nga Kryetari i tij z. David McAllister me të cilin pata edhe nje takim të veçantë.

Fjalimi im që theksonte rëndësinë e historisë në politikë, të barazisë në dialog, të reformave në qeverisje dhe të BE-së si vlerë, u pasua nga pyetje e komente të shumta e fort të dobishme të europarlamentarëve të pranishëm”, tha ai.

Ditën e dytë të vizitës në Bruksel bashkë me zëvendësit e mi z. Bislimi dhe znj. Gërvalla e nisëm në selinë e Aleancës…

Posted by Albin Kurti on Friday, 30 April 2021