Kurti: Ja çfarë më tha i dërguari special dhe pse nuk hyj në bisedime me Serbinë në këtë moment

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Syri Tv edhe për finalizimin e një marrëveshje përfundimtare pajtimi me Serbinë, që i është vënë në tavolinë nga i dërguari special i SHBA-ve që mund të ndodhë brenda muajve mars-prill të vitit të ardhshëm.

Kurti tha se nuk ka ndërmend të hyjë në bisedime me Serbinë para se kjo e fundit të mbajë zgjedhjet e saj parlamentare.

‘Jam takuar para dy javësh me të dërgurin special dhe këtë gjë e kemi diskutuar. Nuk e mohoj faktin që për paqen në rajon është e nevojshme një paqe me Serbinë. Por unë nuk mund të premtoj marrëëveshje para zgjedhjeve në Serbi. Në janar fillon fushata në Serbi. Me kë do flas unë. Ata kanë një fushatë ultranacionaliste. SHBA i dua për miq të përhershëm. por ku dëshiron diçka afatgjatë nuk mund të nxitohesh.

Takimi ka qenë i hapur. Që në fillim na kanë thënë çfarë kërkojmë ne për javët dhe muajt në vazhdim. Unë do ti mbaj kontaktet me të dërguarin special.

SHBA janë të pazëvendësueshëm për Kosovën dhe për Shqipërinë. Ata duan ta bëjnë këtë bashkë me Bashkimin Evropian. Besoj që analogjia është e gabueshme për shkak se karakteri i situatës është i ndryshëm nga më parë. Edhe Rambuja dhe Dejtoni kanë ndodhur në kohë lutë për të ndaluar luftën. Sot nuk jemi më në luftë. Në ne Kosovë sot kemi nevojë për heronj të punës.”

loading…