Kryeministri i Kosovës

Kurti: Dialogu s’është prioritet i yni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk është prioritet i Qeverisë së tij.

Kurti kishte thënë se dialogun e ka prioritet të shtatë para se të vinte në pushtet, por është kritikuar se më së shumti kohë gjatë trevjetorit të qeverisjes ka shfrytëzuar aty.

Gjatë konferencës për media të premten, Kurti ka këmbëngulur se dialogu s’është prioritet i parë por është dukur ashtu për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare.

“Dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve se neve. Neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë. Çka merr vëmendje mediale e ndërkombëtare nuk është përgjegjësi jona. Dialogu është prioritet i katërt. Pandemia, punësimi e drejtësia kanë qenë tri prioritetet e para. Nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju. Do të ishte mirë që të na merrte më pak kohë. Normalizimi i marrëdhënieve s’është veç në dorën tonë. Unë e kam pranuar marrëveshjen për normalizim bashkë me aneksin e saj, që është arritje e madhe e politikës së jashtme të Kosovës. Por ajo marrëveshje po shkelet vazhdimisht nga zyrtarët serbë”, ka thënë shefi i Qeverisë.  

BONUS VIDEO| Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati