Kurti çon në 18 numrin e zëvendësministrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe tre zëvendësministra, duke çuar në 18 numrin e zëvendësministrave në Qeverinë e udhëhequr nga ai.

Tre të fundit, të emëruar si zëvendësministra janë:

Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë,

Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.