Sot janë bërë 20 vite prej vrasjes së një prej intelektualëve më të respektuar të Kosovës, Fehmi Aganit.

Ai u ekzekutua me 6 maj të vitit 1999 nga forcat serbe

Fehmi Agani ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova, dhe nënkryetar i Kosovës.

Presidenti Ibrahim Rugova, e kishte përjetuar rëndë humbjen e bashkëpunëtorit të tij, dhe njeriut të urtë Fehmi Aganit, ai në vitin 2000 ishte përkulur pranë varrit të tij.