Është kthyer pas në kohë.
Moderatorja Elita Rudi në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet se pozoi para një viti kur ishte në pushime me Gjikon në Maldive.
“Pikërisht sot një vit” ishte shkrimi që ia la fotos.
Por, këtë shkrim dhe foto e ironizoi një ndjekës i saj, që ia bëri bajat Elitës dhe komenti i tij la të nëkuptohet se askujt nuk i intereson se çka ka bërë apo se çka bën Elita.
Ky koment i tij mori mbi 4 mijë pëlqime.









