Kur ministri Gashi ngatërron emrin e moderatorit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi para pak çasteve duke dashur të tregojë që është mysafirë në njërin nga televizionet tona, ka përfunduar duke ngatërruar emrin e moderatorit tek i cili ishte dhe mysafirë. Pra, Gashi në rrjetin e tij Facebook, kishte shkruar:

“Pas pak në Tv21, në emisionin ‘Bon-bon’, me moderatorin Ermal Bakija. Shikim të këndshëm! KG”

 

Por, reagimi i tij ishte i menjëhershëm duke ndryshuar postimin e tij:

“Pas pak në Tv21, në emisionin ‘Bon-bon’, me moderatorin Lorik Bakija. Shikim të këndshëm! KG”

/Ballkani.info/