Kur elefanti ta zë rrugën

Një shofer është detyruar ta ndalë veturën në mes të rrugës, pasi një elefant 34-vjeç i kishte dal përpara dhe në një moment tentoi të kalojë sipër tij në rrugën e asfaltuar në parkun nacional në Tajlandë.

Elefanti gjigant shihet se si ia bllokon rrugën shoferit në parkun nacional Khao Yai në Tajlandë, e disa momente më pas qëndron sipër tij.

Për fat të mirë në sekondën e fundit elefanti heq dorë nga misioni i tij, dhe kështu shoferi vazhdon rrugën pa pësuar ndonjë lëndim trupor.

Megjithatë jo gjithçka shpëtoi pa dëme, pasi pjesa e pasme e veturës u dëmtua, por është mrekulli se si personi që ishte brenda arriti ta ruaj gjakftohtësinë dhe të largohet pa panik.

loading…