Erërat e forta

Kur do të ndalen erërat e fuqishme në Kosovë

Kosova gjatë ditës së djeshme u përball me erëra të fuqishme që në disa vende shkaktuan edhe dëme materiale.

Erërat do të vazhdojnë edhe sot por më të dobëta.

Sipas meteo ballkan kjo ndodhë sepse masë ajrore mjaft jostabile ciklonike nga Italia Veriore po kalon përmes Ballkanit verior në drejtim të Evropës lindore. Presioni i ajrit ka rënë dukshëm në zonën përreth kësaj mase ajrore e cila është shumë afër nesh, kurse në anën tjetër në jug dhe perëndim të rajonit tonë shumë afër kemi masën ajrore anticiklonike dhe kombinimi i këtyre dy masave ajrore po shkakto erëra të fuqishme jugperëndimore.

Cikloni pritet të largohet shumë shpejt thellë në drejtim të Evropës lindore dhe verilindore dhe në këtë mënyrë mbi rajonin tonë do të vendohet masa ajrore stabile anticiklonike dhe për këtë arsye gjatë ditës pritet që erërat të qetësohen.

Ky ciklon është përgjegjës edhe për tërheqjen e ajrit të nxehtë nga Afrika Veriore në drejtim të rajonit tonë si dhe po ashtu edhe pluhurit Saharian.