MSH

Kur do të hapet Gërmia dhe parqet për qytetarët?

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rivlerësimi për hapjen e parqeve, ceremonitë fetare, tregjeve, palestrave, qendrave të kujdesit ditor dhe qendrave tregtare do të bëhet gjatë kësaj faze.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se të gjithë hapat e planifikuar të kthimit në normalitet kushtëzohen nga përmirësimi i gjendjes epidemiologjike përcaktuar nga MSH’ja sipas rekomandimeve të IKSHP’së.

Ndryshe, kyeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina ka thënë se për hapjen graduale të  parqeve do të vendosë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të cilat u mbyllën që nga muaji mars, si masë parandaluese e përhapjes së pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi.

 “Neve si agjenci na konvenon që parqet të jenë të mbyllura dhe kontrolli është shumë i lehtë, mirëpo njerëzit kanë nevojë për parqet kombëtare dhe kjo don rekreacion për tu shfrytëzuar”.

“Hapja e tyre na nxjerr telashe dhe punë mirëpo kemi shumë prodhues të çajrave dhe bimëve medicinale. Dhe jemi të interesuar që gradualisht të kemi në kontroll dhe të bëhet lirimi i tyre. Se kur bëhet lirimi i parqeve varet nga IKSHP-ja”, ka deklaruar Morina.