Kundërthëniet e Dafina Zeqirit, nga portretizimi i femrës si objekt seksi deri te mbështetja e saj

Dafina Zeqiri i është bashkuar sfidës “Women supporting women”.

E veja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant ka nisur një sfidë, përmes së cilës nxitet përkrahja e femrave për njëra-tjetrën.

Kësaj sfide i janë bashkuar shumë emra të njohur, ndër ta edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila publikoi një fotografi bardhë e zi.

“Sfidë e pranuar

Për të gjitha gratë që luftuan për barazi, luftuan për të drejtat e tyre, luftuan për ëndrrat e tyre, sepse në shumë vende ju ende nuk mundeni.
Ju përshëndes 🙏🏼 Unë ju dua!

@veraora e tha më së miri
“Perkraheni shoqja – shoqen, ndajeni dashurine me support dhe perkrahje ndaj njera tjetres e kursesi me zili e urrejtje!”, ka shkruar ajo.

Por, në tekste të këngëve, ajo bie në kontradiktë me atë që e tha në postimin e lartpëmendur, ngase në shumë raste femrën e vendos si objekt seksi.

Rast konkret është dueti me Taynën, në të cilën në një rast, për ta ofenduar burrin, e krahason me grua.

“Jon ma dh**a se këto bi**at që i kanë nxon k’ta” dhe “Gra të këqija sikur fëmija, iu ka rritë veç gjatësia”, janë vargjet e kësaj kënge.

Megjithatë, teksti i kësaj kënge nuk është rasti i parë kur femra portretizohet si objekt seksi.

https://www.instagram.com/p/CDLWUF8hX-2/?utm_source=ig_embed