Kulmi i fluturimeve nëpër Evropë, Aeroporti i Prishtinës me performancë të lartë në menagjim

Në të gjitha aeroportet evropiane po krijohen turma të mëdha udhëtarësh, meqë fluksi i udhëtimeve gjatë verës është dukshëm më i lartë në krahasim me stinët tjera.

Mirëpo, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Policia e aeroportit ka arritur që deri më tani të menagjojë në mënyrë të duhur rendin dhe mbarëvajtjen e punës në aeroport, sidomos tani që Diaspora po ia mësyen Kosovës.

Nga policia e aeroportit thonë për Indeksonline se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që pritja të jetë minimale dhe të mos ketë incidente.

Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe qytetarët, të cilët thonë se janë të kënaqur me pritjet e vogla dhe kujdesin policor në aeroportin “Adem Jashari”.

Ndërkohë, pritjet në aeroportet e mëdha ndërkombëtare, përfshirë dhe atë të Dyseldorfit, po zgjasin deri në tri orë.