Kuleba: Ukraina ka dy kushte për t’i dhënë fund luftës

Diskutimet rreth paqes kanë qenë edhe një herë në fokusin e SHBA-së, e cila ka deklaruar se është e hapur për bisedime nësë Rusia tregohet e gatshme për t’i dhënë fund luftës, sipas skynews.

Por çfarë kërkon Ukraina në mënyrë që të ulet të bisedojë me Rusinë?

Ministri i Jashtëm i vendit Dmytro Kuleba ka thënë se kanë dy kushte: Rusia të braktisë planet për pushtimin e Ukrainës dhe të tërheqë trupat e saj.

“Pra, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duhen bërë dy gjëra – opinioni në Kremlin duhet të ndryshohet dhe fuqitë si India mund të ndihmojnë në lehtësimin e kësaj.

“Moska duhet të braktisë planet e saj të luftës dhe të nxisë paqen”, tha Kuleba duke folur për kanalin indian të lajmeve NDTV.

Së dyti, Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës. Ai tha se këto do të ishin pikat fillestare që do të bënin të mundur fillimin e bisedimeve të paqes.Disa të tjerë kanë sugjeruar që Ukraina duhet të dorëzohet në mënyrë që lufta të përfundojë. Megjithatë, Ukraina dhe aleatët e saj më të forte, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në e kanë kundërshtuar diçka të tillë, duke thënë se Rusia nuk mund të fitojë./abcnews.al