Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, është kundërpërgjigjur me zemërim pas një hetimi që zbuloi se ai keqpërdori dosjet sekrete dhe pati vështirësi për të kujtuar ngjarjet kryesore të jetës.

“Kujtesa ime është e mirë,” këmbënguli ai në një konferencë të papritur për shtyp.

Ai u përgjigj emocionalisht ndaj një pretendimi që nuk e mbante mend kur i vdiq djali, duke thënë: “Si dreqin guxon ta ngrejë atë pretendim dikush?!”.

Hetimi zbuloi se Biden “mbajti dhe zbuloi me dashje” dosje të klasifikuara, por u vendos që të mos akuzohej për këtë.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, përcaktoi se Biden kishte mbajtur në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara në lidhje me politikën ushtarake dhe të jashtme në Afganistan, pasi shërbeu si zëvendëspresident.

Raporti i ashpër prej 345 faqesh, i publikuar më herët gjatë ditës, thoshte se kujtesa e presidentit kishte “kufizime të rëndësishme”.

Edhe pse Biden u përpoq të kundërshtonte pyetjet e gazetarëve për moshën dhe mprehtësinë e tij mendore, ai pa dashje iu referua udhëheqësit egjiptian Abdul Fattah al-Sisi si “presidenti i Meksikës”.

I pyetur për të komentuar mbi të fundit në luftën Izrael-Gaza, ai tha: “Unë mendoj se siç e dini fillimisht, presidenti i Meksikës, Sisi, nuk donte të hapte portën për të lejuar hyrjen e materialit humanitar”.

Hur intervistoi presidentin 81-vjeçar për pesë orë si pjesë e hetimit.

Këshilltari i posaçëm, një republikan i emëruar në këtë rol nga prokurorja e përgjithshme e Biden, Merrick Garland, tha se zotit Biden nuk i kujtohej kur ishte zëvendëspresident (nga 2009 deri në 2017), ose “madje edhe brenda disa viteve, kur djali i tij Beau vdiq” 2015).

Në konferencën për shtyp të së enjtes mbrëma, një emocionues Biden sulmoi pasazhet që hidhnin dyshime mbi kujtimin e tij të ngjarjeve.

“Sinqerisht, kur më bënë pyetjen, mendova me vete se nuk ishte punë e tyre e mallkuar”, tha ai.

“Nuk kam nevojë që dikush të më kujtojë kur ai [Beau Biden] ndërroi jetë.”

VIDEO BONUS: Përmbledhje nga demolimi që Kurti ia bëri rrenave dhe propagandës së Vuçiqit në OKB