Kujt po ja dedikon Tuna këtë status

Këngëtarja Tuna është aktivizuar sonte në rrjetet sociale

Altuna Sejdiu-Tuna është njëra prej këngëtarëve më të komentuara kohëve të fundit, sidomos për martesën e saj me Patris Berishën, ku mediat kanë shkruar se tashmë ata janë ndarë.

Ditë më parë, Tuna e hodhi në shitje banesën në Prishtinë, derisa mediat kanë shkruar se ajo më shumë po jeton në Shkup bashkë me djalin e saj, Tianin sesa në Prishtinë.

“Kur ia jepni atij këtë shikim sepse ti je … Përfundojeni fjalinë”, ka shkruar ajo në këtë fotografi në të cilën i ka komentuar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri me të cilën thuhet se do ta publikojë një këngë së shpejti.