Kujdes: Pas Balenës blu, një tjetër lojë po nxit vetëvrasjen e fëmijëve dhe adoleshentëve

Pas balenës blu, një tjetër lojë që nxit vetëvrasjen e fëmijëve dhe adoleshentëve është publikuar në rrjetet sociale.

Loja e tmerrshme në WhatsApp, me memo vetëvrasëse e lidhur me vdekjen e të paktën një të riu është shfaqur në ‘Minecraft’.

Ikona e tmerrshme e një gruaje-zog e shoqëruar me meme, është shkaktuar në Minecraft, si një lojë online që është bërë mjaft popullore për fëmijët dhe adoleshentët. Ikona e ‘sëmurë’ është publikuar nga të ashtuquajturit ‘modders’, njerëz me njohuri të mirë të programimit.

Një prind ka paralajmëruar se reklamat që promovojnë këtë meme, janë shfaqur edhe në videot e Youtube, shkruan Fox news. Prindërit po paralajmërohen se “Momo” mund të jetë ‘balena blu’ e ardhshme – një lojë online e rrezikshme dhe e lidhur me të paktën 130 vdekje në Rusi.

Kjo lojë fillon me një kontrollues në hije që dërgon imazhe të dhunshme viktimës, përmes mesazheve në aplikacionin WhatsApp, transmeton KosovaPress. Më pas nisin kërcënimet në rast se lojtari nuk ndjek urdhrat e lojës.

Ndërkohë Policia në Argjentinë është duke hetuar vetëvrasjen e një 12 vjeçareje, e cila dyshohet të jetë nxitur nga kjo lojë për të kryer këtë akt.