Kuçi e PSD-së “shpërthen” me akuza ndaj Kurtit

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar pas aksionit simbolik të kësaj partie, ku përmes një aktiviteti ka vendosur grafit me fytyrën e Albin Kurtit te kontejnerët.

Në një postim në Facebook, Kuci ka thënë se kohëve të fundit ka pasur njerëz me aktakuza, mbështetës e anëtarë të partive tjera, të cilët, sipas saj, kanë kaluar në VV.

“Riciklimi i mbeturinave është ekonomizim e ruajtje e ambientit. Riciklimi i politikës dhe politikanëve është ruajtje e konservim i gjendjes aktuale përmes iluzionit të ndryshimit. Kohëve të fundit kemi parë njerëz me aktakuza, mbështetës e anëtarë të partive tjera që teksa kalojnë në VV iu falen e iu harrohen të gjitha veprimet. Mjafton një foto me liderin suprem dhe je i rilindur. Leninistë, erdoganistë, liberalë, konservatorë, pacifistë e radikalë gjejmë në aderimet që po na shitet si ndryshimi i madh. Çorbës ideologjike kapakun ia mban lideri suprem, ky riciklues i madh! Partitë e vjetra riciklojnë politika e njerëz, por ndryshimi është politikë e re dhe jo mjeshtri e riciklimit. PSD”, ka shkruar ajo.