Ku u trajtua Glauk Konjufca pas lëndimit?

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pësuar një lëndim në këmbë dhe si pasojë e tij nuk do të dalë në punë për disa ditë.

Shefi i Kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, shkruan se Kryetari i Kuvendit është trajtuar në QKUK, duke mohuar raportimin e një mediumi se “Konjufca nuk e trajtoi lëndimin e këmbës në QKUK”.

Kërçeli ka thënë se Konjufca është trajtuar në QKUK dhe e ka quajtur staf të mrekullueshëm ekipin që u kujdes për shefin e tij.

“Kryetari Konjufca është trajtuar në QKUK dhe me këtë rast falënderojmë stafin e mrekullueshëm të doktorëve”, ka shkruar Kërçeli.

Lajmin për lëndimin e Konjufcës e bëri të ditur, Mimoza Kusari, në një paraqitje para mediave.

“Kryetari I kuvendit prej sot s’do të jetë në kuvend në vendin e tij të punës, për arsye shëndetësore. Kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandim të mjekut do të duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila