Ku preferojnë të punojnë më shumë kosovarët dhe pse!?

Instituti për Kërkime Ekonomike përmes një hulumtimi me 1.000 respodentë ka arritur matjen e opinionit kosovar në lidhje me vlerësimin e sektorit publik dhe sektorit privat.

75.8% besojnë se sektori publik qëndron më mirë në Kosovë për dallim prej 24.2% që i japin përparësi sektorit privat

Fotografia e Instituti për Kërkime Ekonomike

Në këtë hulumtim janë mësuar arsyet pse kaq shumë preferohet sektori publik në Kosovë. 47.2% e preferojnë për shkak benifiteve të shumta si pushime vjetore dhe shëndetësore, trajnime etj. 30.6% për shkak të pagës dhe 22.2% shkak i orarit fleksibil të punës.

Qasja më e lehtë në punësim është arsyeja pse 53.1% e vlerësojnë sektorin privat. 28.1% për shkak të avancimit profesional dhe 18.8% për shkak të pagës.

Fotografia e Instituti për Kërkime Ekonomike

Në bazë të hulumtimit në sektorin privat ka shumë hapësira për përmirësime, sidomos në benifite, paga, orar fleksibil të punës. Diferenca shumë e madhe në mes sektorit publik dhe privat në perspektivat e qytetarëve dëshmon që në të ardhmen fokusi duhet të jetë tek sektori privat si një potencial i madh për zhvllimin e ekonomisë kombëtare./Ballkani.info/

Fotografia e Instituti për Kërkime Ekonomike