Kryetari në detyrë i Podujevës thotë se familja e të prekurit nga koronavirusi duhet të izolohet

Pas konfirmimit të një rasti me koronavirus në Podujevë, nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ardhur reagimi i parë i kandidatëve për kryetar të kësaj komune.

Kandidati i LDK’së për kryetar të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili njëherësh është kryetar në detyrë i kësaj komune, ka thënë se nuk dihet ende se cili qytetar është prekur nga virusi mirëpo ai ka njoftuar se do të izolohet familja dhe personat me të cilët i infektuari ka pasur kontakt.

“Tani saktësisht nuk e dimë, nuk e kemi zyrtarisht informatën për cilin qytetar bëhet fjalë. Presim. Unë sa bisedova me drejtorin e QKMF-së në Podujevë, po presim me e marrë informatën e saktë për cilin qytetar bëhet fjalë me e dërgua një ekip, ndoshta duhet me e shti në karantinë të gjitha familjen. Me e pa nëse u dal në publik në ndonjë dasmë”, ka thënë Nexhmi Rudari.

Gjatë mbrëmjes së sotme, janë konfirmuar edhe katër raste pozitive me këtë virus, ku tre nga ta janë nga Malisheva dhe një nga Podujeva, duke shënuar kështu rastin e parë në këtë vend.