Shpend Ahmeti
Kryetari “lazdran” i Prishtinës!
Shpend Ahmeti vazhdon të kritikohet në Prishtinë për punët e pakta dhe të ngadalta që po i bënë.
Ai së fundi po angazhohet që ta merr edhe rolin e bashkënegociatorit në bisedime me Serbinë.
Për këtë është kritikuar nga opozita në Prishtinë dhe është kërkuar dorëheqja e tij.
Mirëpo, Ahmetit duket se kjo nuk i bën përshtypje fare.
Ai në një fotografi të postuar në Instagram shihet me dy gishta lartë, derisa qëndron para makinerive që po shtrojnë rrugë, raporton Ballkani.info.
Në fotografinë e postuar në InstaStory, Ahmeti i ka vendosur edhe tri “emoji” duke qeshur me lot.
Nuk dihet se me kënd ka ironizuar në këtë foto, por kryetari i Prishtinës dhe i PSD-së, po del të jetë edhe “lazdran”! /Ballkani.info/