Xhafer Tahiri
Kryetari i Vushtrrisë mbështet protestuesit e Artakollit
Sot banorët e fshatrave të Artakollit kanë protestuar për riasfaltimit të rrugës që lidh këto fshatëra.
Edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka përkrahur banorët, ai ka thënë se ka biseduar me Minstrisë e Infrastruktueës dhe atë të financave dhe ka marrë zotimin e tyre që do të shqyrtohet kërkesa që të financohet këtë vit ky projekt.
“Sot ishim me qytetaret e Artakollit sepse ne i përkrahim kërkesat e drejta të banorëve të Artakollit për përfundimin sa më të shpejtë, brenda këtij viti të rrugës që lidh 28 fshatrat e Artakollit.
Si Komunë jemi në dispozicion dhe të gatshem qe te punojme me institucionet qendrore qe kjo kerkese e banoreve te realizohet. Kam biseduar me Ministrine e Infrastruktures dhe Ministrine e Financave dhe kam marre premtimin e tyre qe do te shqyrtohet kerkesa qe te financohet kete vit ky projekt.
I falenderoje banoret per kulturen e larte dhe mirekuptimin qe rruga Prishtine-Mitrovice te lirohet shpejte”, është shprehur Tahiri.