Ushtria
Kryetari i Suharekës me fjalë emocionuese pret ushtarët e ardhshëm të Kosovës
Nesër pas votimit në Kuvendin e Kosovës pritet të fillojnë procedurat për transformimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FKS) në Ushtri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania dhe Turqia janë mbështetëse të formimit të Ushtrisë, madje SHBA po ndihmon Kosovën me arsenal ushtarak.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në një postim në Facebook ka shkruar rreth sakrificës së popullit të Kosovës për suksesin historik, ‘formimin e Ushtrisë së Kosovës’, raporton Ballkani.info.
Muharremaj është takuar me disa pjesëtarë të FSK-së që shumë shpejt pritet të jenë ushtarë të Republikës së Kosovës.
“Ajo që mund të bëja më së paku, si përfaqësues si qytetarëve të Komunës së Suharekës, ishte dëshira e madhe ti ftoja që të ndajmë momente falenderimi për angazhimin e përbashkët në të ardhmen”, shkroi ndër tjerash kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Postimi i plotë.
Askush s’mund të ndihet indiferent ndaj datës së nesërme. Ushtria e Kosovës po bëhet.
Ata i shohim me krenari,e natyrisht se ndjenja e respektit buron nga e kaluara, e cila na kujton përpjekjen dhe sakrificen e heronjëve, rënjen e dëshmorëve për liri, dhe të gjithë atyre që i dhanë vendit.
Ajo që mund të bëja më së paku, si përfaqësues si qytetarëve të Komunës së Suharekës, ishte dëshira e madhe ti ftoja që të ndajmë momente falenderimi për angazhimin e përbashkët në të ardhmen.
Në nderim ndaj atyre që ia falen jetë atdheut, përkushtimit të bashkluftëtarëve të UÇK-së, këtij synimi bashkë me popullin i urojmë sukses dhe punë të mbarë.
Me respekt