Kryetari i rinisë së AAK-së i bashkohet PDK-së

Rilind Zeneli, kryetar i deritanishëm i rinisë së AAK-së në fshatin Bec, sot edhe zyrtarisht iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, deputeti Hajdar Beqa.
“Zeneli, i cili shquhet për angazhimin e tij në të mirë të komunitetit, tash e tutje do të jetë vlerë e shtuar për degën e PDK-së në Gjakovë.
Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet aty ku e kërkojnë qytetarët e vendit tonë!
Suksese Rilind!”, ka shkruar ai.