Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj rastit të abuzimit të 16 vjeçares nga Drenasi.

Haskuka përmes shkrimit të tij, e ka kritikuar rëndë rastin që ka ndodhur ndaj të mitures në Drenas, por akuzat e tij kanë shkuar edhe drejtë partive në pushtet, përcjell Ballkani.info.

Por çfarë nxiti edhe më shumë reagime ishte komenti i një qytetari, i cili e akuzoi të parin e Prizrenit se po e përdorte rastin për sulm politik.

“Tregona sa prej këtyre shërbimeve (psikolog, pedagog etj) i keni realizuar ju si kryetar në shkollat e Prizrenit ? A je i sigurtë se nuk ke raste abuzive edhe në shkollat që i menaxhon?”, ka shkruar qytetari. /Ballkani.info