Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas sulmit që iu bë autobusit kosovar në Serbi.
Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që po qarkullonte nga Kosova për në Gjermani, është sulmuar në Serbi, përkatësisht në afërsi të Krushevcit.
Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe i pari i Preshevës, Shqiprim Arifi.
Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Arifi ka dënuar këtë sulm.
“Të shqetësuar rreth këtij lajmi dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji nga ana e sulmuesve serb”, ka shkruar fillimisht ai.
Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ndërhyjë në këto çështje, në mënyrë që siç tha ai, lëvizja nëpër Serbi të jetë e sigurt.
Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Arifi ka dënuar këtë sulm.“Të shqetësuar rreth këtij lajmi dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji nga ana e sulmuesve serb”, ka shkruar fillimisht ai.Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ndërhyjë në këto çështje, në mënyrë që siç tha ai, lëvizja nëpër Serbi të jetë e sigurt.







