Kryetari i Parlamentit Studentor tregon pse u ndërpreh mbledhja e senatit

Një grup i studentëve kanë hyrë në sallën ku po mbahej mbledhja e Senatit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar ndërprerjen e mbledhjes së senatit.

Kërkesa e studentëve ka ardhur si shenjë proteste për siç kanë thënë “ofendimin e krytarit të parlamentit të studentëve të Universitetit të Prishtinës”.

Ballkani.info ka kontaktuar me kryetarin e Parlamentit Studnetor, Arben Elshani i cili ka sqaruar se çfarë ka ndodhur:

“Ne jemi fyer në mbledhjen e kaluar të senatit nga një senator. Studentët prej të cilëve jam i zgjedhur janë ndier të ofenduar për gjuhen që përdoret në senat. Unë personalisht i dërgova një lule sot profesoreshes dhe i thash që unë personalisht e fal po studentët qe i kam per krah nuk mund të qendrojnë pa reaguar sepse përmes fyrjeve dhe ofendimeve qe ndodhin ne senat mundohen të kalojnë rastet qe fare nuk e meritojnë të avancohen. Ne jemi kunder që ky menaxhment i UP-së t’i mbyllë sytë dhe të kaloj raste të tilla duke i dhenë hapësirë dukurive negative që po e simbolizojnë Universitetin tonë, ne si Parlament i Studentëve jemi duke bashkëpunuar me shumë se kurrë më parë me të gjitha Keshillat e Studentëve në secilen njësi akademike dhe jemi gjithmone neëperkrahje të kolegeve studentë”, tha Elshani.

Universiteti i Prishtinës viteve të fundit është përballur me reagime studentore, qoftë përmes protestave apo bojkotimeve. /Ballkani.info/