Sot, në një moment të veçantë për Komunën e Junikut, kryetari Ruzhdi Shehu ka pranuar shpërblimin në vlerë prej 85,553.78 euro, një rezultat i punës dhe përkushtimit të pandërprerë për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ky shpërblim vjen si një njohje e përpjekjeve të pandalshme dhe sukseseve të arritura, duke treguar se puna dhe përkushtimi gjithmonë japin rezultate.
“Falënderojmë Programin DEMOS dhe Departamentin e Performancës nga MAPL për mbështetjen e vazhdueshme për Komunën e Junikut. Urime qytetarëve të Junikut për këtë arritje të rëndësishme!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut. /Ballkani.info/







