Kryetari i Istogut bëhet baba për herë të parë

Kryetari i ri i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, është bërë baba për herë të parë,.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ferati në profilin e tij në Facebook, ku ka publikuar foton e të birit.

I pari i Istogut ia ka vënë djalit emrin Zani, duke e uruar që zëri i tij të dëgjohet “sa të ketë jetë përmbi këtë dhe”.

“Mirë se erdhe në jetë djali im, Zani Ferati! Faleminderit Zotit që na i gëzoi zemrat në këtë ditë, Shpresës, mua e gjithë familjes tonë. Zani jem- u dëgjoftë zani yt sa të ketë jetë përmbi këtë dhe”, shkroi ai mbi fotografinë e foshnjës.