Kryesuesja e Bordit të RTK-së, Marijana Adamoviq Simiq, përmes një letre ka kërkuar nga Radio Televizioni i Kosovës, redaksia e gjuhës serbe që të largohet lajmi i publikuar në webfaqe ” Kisha serbe lufton COVID-19 sipas modelit të paverifikuar rus”.

Simiq, përmes një emaili drejtuar menaxhmentit të RTK-së dhe anëtarëve të tjerë të Bordit të RTK-së, ju ka shkruar se “publikimi i lajmeve të tilla mund të jenë shqetësuese dhe kanë të bëjnë me lirinë e besimit dhe mund të kenë pasoja të pakëndshme edhe për kishën edhe për popullin”.

Këtë email, të cilin e ka siguruar KosovaPress, Simiq e dërgoi pasi RTK2 e publikoi lajmin e datës 12 prill 2020, të titulluar “Kisha serbe lufton COVID-19 sipas modelit të paverifikuar rus”

Përveç shumë mediave, ky lajm është publikuar edhe në Radio Televizionin e Kosovës, seksioni në gjuhën serbe, RTK2 në faqen e tij, i cili pas pak orësh është hequr me urdhër të Simiqit.

Lajmi tashmë është fshirë nga faqja e RTK-së, ndërsa i njëjti ekziston në faqen e KP.