Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Maltës, Ian Borg, njëherësh kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kërkoi nga Kosova dhe Serbia progres në procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa shprehu gatishmëri për t’i ndihmuar palët në këtë drejtim.
Ai theksoi se përveç procesit të demokratizimit, sundimit të ligjit e respektimit të të drejtave të komuniteteve joshumicë, shumë e nevojshme është që të zbatohen marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi që janë arritur vitin e kaluar, posaçërisht përmbushjen e obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksin të Ohrit.
VIDEO BONUS:







