Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë për të diskutuar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që e pranuan ditë më parë nga ndërmjetësi i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Të njëjtin ua kemi shpërndarë anëtarëve të Kryesisë, nga të cilët është kërkuar që të bëjnë komentet e tyre. Diskutimi për këtë temë do të mbahet të sot në ora 17:00 në selinë e partisë. Pas komenteve, AAK-ja do të dal me qëndrim publik në lidhje me këtë draft”, kanë për thënë për Ballkani.info burime brenda AAK-së.
Deri më tash nuk kemi pasur deklarim zyrtar nga asnjëra prej partive opozitare që nga pranimi i draft të statutit të Asociacionit.
Ndërkaq, dje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shumë shpejt do t’i ftojë partitë opozitare që t’i dëgjojë rreth paqartësive që kanë lidhur me draftin e statutit të Asociacionit. /Ballkani.info/







