Kryeministrja serbe thotë se SHBA-të nuk kanë më vija të kuqe sa i përket dialogut

Kryeminsitrja serbe, Ana Bërnabiq, gjatë një interviste ka folur rreth zhvillimeve të fundit në dialog, marrëveshjev me SHBA, ekonominë e vendit dhe tema të tjera.

Ndër të tjerash, ajo ka thënë se administrata amerikane ka qëndrim tjetër ndaj Serbisë në dialog, dhe se nuk do të ketë më vija të kuqe nga ana e tyre.

“Serbia ka një ‘figurë’ tjetër para botës, kjo falë punës së vazhdueshme. Administrata e Shteteve të Bashkuara nuk ka më vija të kuqe ndaj nesh, ata duan kompromis. Gjithashtu kemi edhe partnerë të rëndësishëm siç është Gjermania, të cilët na mbështesin për të arritur progres në dialog”, tha Bernabiq, shkruan Ballkani.info.

Më tutje, kryeministrja serbe ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit në qeverisjen serbe, ku ajo publikisht u kërcënua nga opozita, më saktësisht nga kryetari i Sindikatave të Bashkuar të Serbisë “Sloga” Janko Veselinoviq, se do t’a varnin në publik.

Të gjitha këto kërcënime ajo i cilësoi si absurde në këto kohë të rëndësishme të shtetit serb.

Ajo është shprehur optimiste edhe në zhvillimet ekonomike të vendit, duke thënë se kanë qenë përqindje pozitive statistikat e fundit të Bankës Botërore, ndërsa shtoi se pritet rritje më e madhe ekonomike vitin që po vie. /Ballkani.info/