Kryeministri Haradinaj uron Krishtlindjet ortodokse

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u ka uruar Krishtlindjet ortodokse të gjithë atyre që festojnë sipas kalendarit julian

Haradinaj ka thënë se realiteti shumë fetar i shoqërisë sonë duhet të na shërbejë si motiv shtesë që ta ndërtojmë një shtet, që garanton më shumë shpresë, mirëqenie ekonomike dhe siguri për qytetarët.

“Kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.
Realiteti shumëfetar i shoqërisë sonë duhet të na shërbejë si motiv shtesë që ta ndërtojmē një shtet, që garanton më shumë shpresë, mirëqënie ekonomike dhe siguri për qytetarët. Kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati. Sretan Božić!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook