Promovimi i Kosovës

Kryeministri Haradinaj: Faleminderit Dua

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se Dua Lipa është në kulmin e sukseseve të sajë, duke vë emrin e saj dhe të Kosovës në sheshin e njohur të Nju Jorkut, “Time Square”.

“Dua Lipa në kulmin e sukseseve të saja, në sheshin kryesor të New York, Time Square, pjesë e kampanjës nga rrjeti muzikor Spotify:

“Nga Kosova në Britani të Madhe në nominimin për Artisten e re më të mirë”.

Faleminderit Dua”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Dua Lipa e ka vënë emrin e Kosovës në sheshin më të njohur në botë në “Times Square” në Nju Jork. Falë suksesit të saj të jashtëzakonshëm më 2018, Dua Lipa është e nominuar në kategorinë për artisten më të mirë të re dhe vallëzimin më të mirë, në çmimet “Grammy”.