Kryeministri Albin Kurti dhuron gjak

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhuruar sot gjak në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë.

Ky veprim i Kurtit, vjen pasi kjo qendër iu ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për shkak të mungesës së rezervave.

Deri tani mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për dhurim të gjakut.