Leutrim Retkoceri

Kryeasambleisti i PDK-së: VV na shokoi, e mundësoi këmbimin e tokave publike në Prishtinë

Leutrim Retkoceri, shefi i asambleistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Asamblenë Komunale të Prishtinës, ka folur në “Pressing” për këmbimet e pronave.

Ai ka thënë se këtë këmbim e ka mundësuar prezenca e Lëvizjes Vetëvendosje.

Retkoceri thotë se “janë shokuar me prezencën e VV-së aty”.

“Kush e ka mundësuar i fundit kalimin e kësaj pike të këmbimit është prezenca e Vetëvendosje që ne kemi qenë të shokuar me prezencën e tyre”.

”Ju filluar me arguemntu një çështje, që unë po ta argumentoj në lidhje me kourmin dhe arsyejen pse ju e keni mundësu kourimin dhe me kuorumin e juaj 20 vota pro dhe një kundër e keni mundësu këmbimin”. Ka thënë ai.