Krokodili gjigand kanibal sulmon dhe ha mashkullin më të ri, në pamjet e tmerrshme

Disa pamje të pabesueshme janë marrë në parkun kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, ku një krokodil ‘kanibal’ 500 kilogramësh ngul dhëmbët e tij 5-cm të gjata në trupin e një kafshe më të re të species së tij.

Krokodili më i madh dukej se ishte aq i uritur sa që hëngri llojin e vet për drekë.

Në një prej imazheve shihet që krokodili i ri tenton me dëshpërim të shpëtojë por është kapur keq dhe ngrihet në ajër nga predatori, për t’u konsumuar më pas.

Fotografi holandez Jan Butter kapi fotot e pabesueshme në parkun kombëtar Kruger nga vetëm 30 metra larg. Jan pa sesi krokodili i Nilit gati 5 metra i gjatë përtypte llojin e vet.

“Ishte hera e parë që shihja diçka të tillë me krokodilët. Ne po qëndronim prej rreth 30 minutash duke pritur pranë pellgut që të dilnin krokodilët. Kur papritur ne pamë një krokodil të madh që mbante një më të vogël në nofullat e tij. Për afro një minuta e vrau dhe e tërhoqi në ujë për ta ngrënë,” tha Jan.

Zakonisht krokodilët nuk sulmojnë specien e tyre por dhe raste të tjera jane raportuar kur më të fuqishmit kanë ngrënë më të rinjtë e species së tyre, kryesisht meshkujt pasi femrat vlerësohet për aftësinë e riprodhimit.

Disa pamje të pabesueshme janë marrë në parkun kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut



Krokodili më i madh dukej se ishte aq i uritur sa që hëngri llojin e vet për drekë.



Fotografi holandez Jan Butter kapi fotot e pabesueshme nga 30 metra larg



Zakonisht krokodilët nuk sulmojnë specien e tyre por dhe raste të tjera jane raportuar kur më të fuqishmit kanë ngrënë më të rinjtë



Tjeter rast kanibalizmi te krokodilet