Koalicioni

KRIZA: Haradinaj i kërkon takim Veselit, ende s’ka konfirmim se a do të takohen krerët e PAN-it

Sot mund të vendoset fati i Qeverisë së Kosovës. Burime brenda kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës i cili njëherit është edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, kanë thënë për Ballkani.info se kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar takim me Veselin.

Këto burime po ashtu kanë thënë që ende nuk ka të konfirmuar nëse do të mbahet apo jo ky takim.

Ditëve të fundit kanë nisur përplasjet sheshazi të drejtuesve të koalicionit PAN lidhur me taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Veseli ka kërkuar, pas takimit me ambasadorin amerikane, që taksa të pezullohet për 120 ditë, mirëpo kundër kësaj ideje ka dalë Haradinaj, i cili insiston për një konferencë ndërkombëtare që do të garantonte arritjen e marrëveshje me Serbinë dhe njohjen e ndërsjellë. /Ballkani.info/