therje

Krimi i njerëzve mbi kafshët: Therje pa kushte sanitare nëpër tregje

Nëpër tregje po theren kafshët pa kushtet sanitare, AVUK i lë përgjegjësinë komunave
Një pule iu hoq koka, por e njëjta mbeti ende gjallë derisa po i hiqej lëkura.

Pamje të këtij rasti dhe të ngjashme të therjeve të shpezëve e kafshëve janë xhiruar nga kamera e T7 në tregun në Kodrën e Trimave.

Pos shpezëve, këtu në kushte jo të përshtatshme sanitare theren edhe kafshë.

Therjet e kafshëve parashihet të kryhen në thertore të certifikuara nga ana e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

Në këtë institucion kërkojnë që të ndalohet therja e kafshëve në vende ku nuk përmbushen kushtet higjienike.

Në listën e thertoreve të certifikuara për pula dhe gjedhë, nuk figuron tregu në Kodrën e Trimave.

Përgjegjëse për monitorimin e tregjeve, e njëkohësisht veprimtarinë e therjeve sipas AVUK-ut, janë komunat dhe inspektorët komunalë.

E organizatat për mbrojtjen e kafshëve thonë se institucionet kanë dështuar në menaxhimin e tregjeve të shndërruara në thertore.

Sipas Granit Gashit, nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, edhe inspektimi është i mangët dhe duhet rregulluar nga institucionet.

Ai thotë se problem qëndron në mos marrjen e kompetencat mes insitucioneve dhe mbulueshmëria e ulët e inspektimit.

Situatë edhe më e rëndë është në fshatin Llabjan.

Pamjet e dërguara në adresë të T7 tregojnë për krimin që bëjnë njerëzit mbi kafshë.