Kreu vrasje para 18 vitesh në Ferizaj, ekstradohet i dyshuari në Kosovë

Para 18 viteve, konkretisht më datë 9 nëntor të vitit 2002, në rajonin e Ferizajt ka ndodhur një vepër penale e cilësuar si “Vrasje e rëndë/vrasje në tentative”.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka bërë të ditur që një i dyshuar është ekstraduar për në Kosovë.

“Me 09.11.2002 – koha e pa njohur. Në lidhje me rastin  e cekur më lartë, i dyshuari mashkull kosovar me urdhër ndërkombëtar është arrestuar, i njëjti me pas është  ekstraduar për  në Kosovë”, bën të ditur policia.

Sipas të njëjtit njoftim me vendim te Prokurorit i dyshuari dërgohet  në mbajtje.