KRENARI: Bëhen bashkë gjeneralët e njohur

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ish-komandantët e FSK-së, gjeneralët madhor të FSK-së në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.

Mehaj u shprehi mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në UÇK, TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

“Të gjithë ishim të një qëndrimi se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Eksperienca e lidershipit madhor ministror dhe ushtarak është shumë e rëndësishme në proceset tona aktuale zhvillimore.

Sot, pata kënaqësinë të pres në zyren time, ish-komandantët e FSK-së, gjeneralët madhor të FSK-së në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.

Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në UÇK, TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Të gjithë ishim të një qëndrimi se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen.