Krem kajsie- më i shijshëm se akullorja

Ëmbëlsinë e kajsive e të pjeshkëve shfrytëzojeni për të bërë këtë krem, që ia kalon akullores në cdo kuptim.

Përbërësit:
– 3 pjeshkë
– 8 kajsi
– 200 ml qumësht
– 200 ml ajkë e ëmbël
– 30 gr sheqer
– 1/2 lëng limoni

Përgatitja:

Qumështin, ajkën dhe sheqerin ziejini në zjarr të ulët derisa të shkrihet sheqeri.

Pjeshkët e kajsitë qërojini e pritini në kubikë. Këto hidhini tek masa me qumësht e ajkë dhe vazhdojeni zierjen edhe për 2-3 minuta të tjerë.

Pastaj, masën largojeni nga zjarri e lëreni të ftohet. Shtojani lëngun e gjysmë limoni dhe të gjitha bashkë bluajini në blender.

Shërbejeni të ftohtë në gota ose enë qelqi. Ju bëftë mirë!/Me Shije/