Memli Krasniqi

Krasniqi për takimin me Kurtin: Kam ardhur për tema të qytetarëve, jo për ato të ambasadave

Gjatë adresimit para gazetarëve, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se është e rëndësishme kthimi i “ndjenjës së depolarizimit”.

Ai tha se në darkë me Kurtin ka shkuar të diskutojë për tema që iu interesojnë qytetarëve e jo ambasadave.

“Është shumë e rëndësishme me kthy një ndjenjë të depolarizimit në këtë shoqëri. Ne nuk duhet të shihemi si armiqësorë, duhet të jemi në funksion të interesit qytetar. Unë kam ardhur sot në këtë takim duke besuar fuqishëm që interesi i qytetarëve të Kosovës është me u marrë me tema që iu interesojnë atyre, jo me tema që iu interesojnë ambasadave. Me u marr me tema të ekonomisë, pagave, mirëqenies, shëndetësisë e arsimit të fëmijëve tonë”

Për t’u marrë me këto, Krasniqi tha se duhet një qeveri e re.