Krasniqi: Besoj që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se raporti profesional i IKSHPK-së e thotë atë që opozita e ka thënë qysh moti, për përkeqësimin e gjendjes me COVID-19.

Ai ka thënë se të gjithë duhet të kontribuojnë që të përmirësohet gjendja me COVID-19.

Krasniqi ka thënë se krahas shëndetit të qytetarëve duhet të ketë edhe shëndet demokratik, duke shtuar se beson që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, që jemi të gatshëm edhe ta pezullojmë fushatën, që të ketë respektim rigoroz të respektimit të masave, po ashtu kërkova nga Qeveria t’i jep prioritet vaksinimit të personave të përfshirë në KQZ. Nëse do të ketë vaksinim ditor deri në 20.000 vaksina në ditë, ne deri në ditën e zgjedhjeve mund të kemi deri në 800 mijë ta vaksinuar”, ka thënë ai.