Krah Sabriut, Nera përlotet nga befasia e ditëlindjes

Gruaja e këngëtarit Sabri Fejzullahut, Nera Fejzullahu sot feston ditëlindjen e saj.

Ajo mori urime të shumta që në orët e para të mesnatës, por padyshim që urimin më të bukur e mori nga Sabri Fejzullahu.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Sabriu zgjodhi fjalët më të veçanta për ta uruar Nerën.

“Dashurinë, respektin, kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dasht, shumë të du, e kam me t’dasht përjetësisht se të kam gravur në zemër. Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”.

Mirëpo, dita e saj e veçantë nuk mbaroi me kaq. Familja dhe miqtë u mblodhën që të gjithë për të befasuar ‘vajzën e ditëlindjes’.