KQZ bleu UV sprej, i cili ua pamundëson të votoni 2 herë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet e 14 shkurtit po afrohen, ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon përgatitjet e duhura.

Këtë herë, KQZ ka finalizuar kontratën e radhës për “Furnizim me UV sprej për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”.

Sprej UV është blerë me qëllim të parandalimit të votimit më shumë se njëherë.

Fillimisht për këtë tender janë ndarë 50 mijë euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Albus Sh.P.K”, për 48 mijë e 480 euro.

UV spreji përdoret për spërkatjen e gishtit me rastin e votimit, në mënyrë që të parandalohet votimi i dyfishtë nga ana e votuesit.

Ndryshe vlen të përmendin faktin se KQZ-ja ka bërë me dije se në zgjedhjet e 14 shkurtit garojnë 28 parti politike.