Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar nënkryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Kujtim Shala, për president të vendit në kuadër të tentimit për arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kështu thonë burime të Kosovapress brenda LDK-së, sipas të cilave kjo parti po insiston që në kuadër të marrëveshjes 6-4, të marrë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Po sipas këtyre burimeve, VV ende po heziton t’i jap këtë ministri LDK-së, e kjo dhe disa pika të tjera janë bërë arsye që të mos ketë takime mes dy partive që po synojnë ta bëjnë qeverinë.
VV e LDK kanë thënë se ka gjasë që takimet t’i vijojnë javën e ardhshme, ani pse takimi i fundit la shije mjaft të hidhur tek të dyja palët.
Ndryshe, dy partitë që dolën të para në zgjedhje zhvilluan takime gjatë tërë javës që shkoi, e të shumica prej tyre përfunduan me “marrëveshje për t’u takuar sërish”, përveç takimit të së enjtes.







